Përfshihet nga flakët mobileria në Pogradec, detajet e para

Një moblieri në Pogradec është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.

Uniformat blu raportojnë se biznesi është më pronësi të G. F., dhe dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale, ndërsa janë shkaktuar vetëm materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *