Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sakaq, makinat e tjera që përdorin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë pranë mjetit të parkuar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Njoftimi i policisë

Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *