Përfshihet nga flakët autobusi i një shkolle private, dalin detajet e para

Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Berat. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, por mësohet se sapo autobusi është parkuar është përfshirë nga flakët pranë shkollës nëntë vjeçare “Thimi Tani”, lagjia Kushtrim. Mësohet se autobusi është nën pronësi të Ardian Çiço.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i cili ka lajmëruar repartin e zjarrfikësve. Pas disa minutash zjarrfikësja ka arritur të shuajë flakët dhe situata është vënë në kontroll. Autobusi mësohet se është i një shkolle private, por fatmirësisht ditën e sotme ka qenë pushim dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa shkak dyshohet një defekt teknik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *