Përfitoi 10 milionë lekë përmes mashtrimit, arrestohet në Itali 54-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Renato Numani, 54-vjeçari shqiptar i dënuar me 7 vite burg pasi përfitoi 10 milionë lekë të reja përmes mashtrimit është arrestuar nga policia në Itali, dhe pritet që të ekstradohet drejt shtetit shqiptar.

Një tjetër shtetas është arrestuar ditën e sotme nga policia në Itali. Bëhet fjalë për Renato Numani, i dënuar me 7 vite burg. 54 vjeçari përfitoi 10 milionë lekë të reja përmes mashtrimit. Sakaq, pritet që të ekstradohet drejt shtetit shqiptar.

Numani akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja.

Ndërkohë bëhej me dije se fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët ndërmjet FAST Albania dhe FAST Italia, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “BERGAMO”.

Kapet në Bergamo të Italisë 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Në kuadër të bashkëpunimit që FAST Albania ka me kolegët e rrjetit ENFAST, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë, të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri.

Ky shtetas është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja.

Shtetasi Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *