Përdhunoi vajzën e tij të mitur, dënohet me 15 vite burg babai pedofil

Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata greke, nën akuzën e përdhunimit të vajzës së tij të mitur.

Referuar mediave greke, shqiptari, baba i një djali dhe dy vajzave, ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte me fëmijët, ndërsa gjatë këtyre viteve kishte abuzuar sistematikisht me të bijën 14 vjeçe.

Po si u zbulua drama e të miturës?! Sipas autoriteteve helene, shqiptari fillimisht ishte denoncuar nga fëmijët për dhunë në familje, por pas kontrollit mjekësor, ka rezultuar se ai kishte abuzuar seksualisht me 14-vjeçare, gjë që dhe vetë e mitura  e ka pranuar.

Në dëshminë e dhënë në Gjykatë nga djali i tij i madh, 17-vjeç, thuhet se ai dhe dy motrat ndihen të frikësuar nga i ati, dhe se nuk i kanë besim.

Djali ka kërkuar që të mos ketë asnjë kontakt me prindërit, duke deklaruar se kërkon që të kthehet në fondacionin “ Buzëqeshja e Fëmijës”, që kujdeset për të miturit që përjetojnë situata të ngjashme.

Nga ana tjetër, 43-vjeçari para trupës gjykuese ka mohuar akuzën duke thënë se është një trillimi bërë nga vajza, si formë hakmarrjeje pasi nuk e kishte lënë që të dilte me shoqet pas orës 23:00.

Por shfajësimi i tij nuk e ka bindur Gjykatën, duke e lënë atë në burg

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *