Përçahet PD/ Këlliçi i përgjigjet Alibeajt: Kush vret protestën e 7 korrikut është në krah të Ramës

Deputeti, Belind Këlliçi i është përgjigjur deklaratave të Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit pohoi se Berisha nuk është përbashkimi i njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër.

Këlliçi tha se kush që do të vras protestat është në shërbim të qeverisë dhe jo të opozitës.

“Nuk e kam parë në lajme. Çdo qytetar shqiptar ka 1001 arsye për të dalë në protestë duke nisur që nga çmimi i naftës, ushqimeve. Kushdo që tenton të vrasë protestat, dhe kauza është në shërbim të qeverisë dhe jo opozitës. Unë, Alibeaj dhe të tjerë, jemi zgjedhur deputete të opozitës. Gjykoj që votëbesimi që kemi marrë, besimi që na ka dhënë demokratet, nuk është që ta çojmë në rrugën e gabuar”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *