Përballja me realitetin,flet për herë të parë pas BBV Luiz Ejlli, tregon arsyen e mungesës së familjarëve në dasëm

Luiz Ejlli ka folur për here të parë pas daljes së tij nga Big Brother dhe ka treguar përballjen e tij me realitetin pas qëndrimit disa mujor në shtëpinë më të famshme.

Ai u shpreh se në vend që të ishte duke festuar, kur ka dalë jashtë ka parë një pjesë të errët që e vret më shumë.

“Në vend që të isha duke festuar dal jashtë dhe shoh këtë pjesën e popullit që më ka dashur dhe shoh një pjesë që është shumë e errët që më vret më shumë se kaq. Uroj që ta lënë me kaq”, tha ai.

Luizi tha se nga sot është zhvendosur për të jetuar në një shtëpi më vete. “Për momentin po rrimë bashkë.. Unë jam natyrë që e kam pak bezdi. Kam qejf të kem shtëpinë time. Nuk dua t’i dalë fjala Oltës. Sot më është dhënë mundësia dhe e gjeta shtëpinë. Sot do të hyj. Unë dal herët dhe këpucët i vesh në makinë se duhet me kërcit shkallët”, deklaroi Luizi.

Ai foli edhe për mungesën e familjes së tij në dasmë. “E di si është një punë. Asnjë nuse nuk është e denjë për djalin e tyre dhe asnjë djalë nuk i denjë për vajzën e tyre. Kushdo e sheh fëmijët e vet si më perfektin. Jeta kështu është bërë. Një djalë duhet të marrë një vajzë, të bashkohen dhe të krijojnë familjen.

Nëna ime ashtu si shumë prind kur shohin fëmijët e tyre të lumtur, janë edhe aya të lumtur. Kanë hëngër drekë bashkë, kanë folur. I kam ngacmuar pak nuk më kanë thënë asnjëra. Le të rrjedhë. Unë babën nuk e kam, familja jetonte në Amerikë. Nëna ishte shumë e sëmurë atë natë kurse motrën e vriste presioni nga jashtë që familja e ka shfrytëzuar. Kjo ishte arsyeja pse ika në Shkodër”, u shpreh këngëtari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *