PDIU kërkon rinumërim votash për Këshillat Bashkiakë Lezhë dhe Delvinë

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kërkuar rinumërim të votave në 2 KAZAZ në Bashkinë e Lezhës. PDIU ka kërkuar rinumërimin e fletëve të votimit në KZAZ nr. 12 në Lezhë dhe në KZAZ nr. 13 po në këtë qytet.

PDIU ankimoi në KAS edhe tabelën përmbledhëse të rezultateve për Këshillin Bashiak në këtë Bashki. Nga referimi i tabelës përmbledhëse të KZAZ 12 dhe 13, rezulton se ky subjekt zgjedhor ka marrë 284 vota dhe 225 vota, në total 509 vota. Nga përfaqësuesit e tyre në këto KZAZ, janë vërejtuar parregullsi.

PDIU ka ankimuar në KAS edhe rezultatet për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Delvinë, në zgjedhjet e 14 majit. Kjo forcë kërkon përllogaritjen e mandateve për kandidatët e Këshillit Bashkiak Delvinë. Po kështu edhe pasqyrimin e ndryshimit të mandateve në tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për Këshillin e Bashkisë Delvinë.

Nga referimi i tabelës përmbledhëse të KZAZ 89, rezulton se ky subjekt zgjedhor ka marrë 245 vota. PDIU figuronte me marrjen e një mandati për kandidatët e Këshillit Bashkiak. Më pas, me vendimin nr 113 datë 16.05.2023, ky mandat nuk ishte përllogaritur nga ky komision.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *