PDIU hap fushatën për zgjedhjet e 14 majit / Çështja e Çamëve nuk përmendet fare në parlament

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se në Parlamentin e Shqipërisë askush nuk e përmend Çamërinë dhe çështjen çame, për shkak të frikës nga Greqia.

“Nisim sot një rrugëtim nga varrezat monumentale të Kllogjerit. Nuk ishte e lehtë për ne që ta nisnim në këtë vend këtë fushatë politike. Por ne kështu tejkalojmë çdo keqdashje apo bestytni. Në fakt ky memorial dhe piedestal duhet të ishte ngritur nga çdo parti politike, nga çdo qeveri e për çdo trevë të Shqipërisë. Sot kam vetëm një vjalë për të gjithë ata keqdashës që pyesin se çfarë kemi bërë ne për çështjen çame. Ju them ja ku e keni, atë që duhet ta kishte bërë çdo qeveri, u themi se këtë e kemi bërë ne. Për mua nuk ka krenari më të madhe sesa t’i shohim të rinjtë tanë që bërtasin fortë për origjinën e tyre fisnike. Po ju ça keni bërë për Çamërinë?

PDIU-së që doli e vetme, i kërkojnë llogari të majtë e të djathtë, se ku jeni. I drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, sheaf, etj. Ku ishit deri dje, a ju njihte njeri? Ja keni borxh çamërisë. Të kujtohen njëherë që t’ja zënë në gojë emrin e Çamërisë.

Çamëria është si Miti i Sizifit që kam vendosur ta çoj në majën e malit. Sot ky gur i rëndë ka me mijëra duar që e mbartin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *