PD kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtoi sot kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “marrje mase disiplinore ndaj ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali”.

Grupi Parlamentar i PD-së pretendonte se kishte konstatuar sjellje joparlamentare nga Spiropali, gjatë seancës së fundit plenare.

Pas shqyrtimit, Sekretariati vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Sekretariati shqyrtoi edhe kërkesën e deputetit Gazment Bardhi, i cili kërkon anulimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 23.02.2023, të cilën sekretariati e rrëzoi me shumicë votash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *