Pavarësia e Shqipërisë/ Berisha: Regjimi po përzë të rinjtë, merrni në dorë përgjegjësinë për të ardhmen

Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Tik-Tok, Berisha theksoi se sot shqiptarët kanë një problem shumë të madh, regjimin që po i përzë ata nga vendi i tyre.

Më tej, ai u shpreh se kjo ditë është një thirrje për çdo të ri që të marrë përgjegjësinë që Shqipërinë ta shndërrojë në kopshtin më të bukur të ëndrrave dhe shtëpinë e të ardhmes.

“Me këtë mesazh dua të uroj nga zemra gëzuar ditën e flamurit. Ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Të shpreh nderimin tim të thellë për Ismail Qemalin dhe ata burra dhe gra që sakrifikuan me të gjitha format për të bërë të mundur pavarësinë e këtij vendit.

Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave. Pa pavarësinë ne do të ishim vidhisur në honet e Ballkanit. Lavdi zotit sot ne jemi në Shqipëri dhe Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot kemi një problem shumë të madh.

Këtë regjim që me politikat që ndjek me plaçkitjen e pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët. Kjo ditë është thirrje për çdo të ri që të marrë përgjegjësinë që Shqipërinë ta shndërrojë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona, në shtëpinë e të ardhmes tonë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *