Patozi: Basha, kartë e djegur politike, i pamundur rikthimi

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi deklaroi mbrëmjen e sotme në “Frontline” në ‘News24’ se ish-kryedemokrati Lulzim Basha është një kartë e djegur politike.

Përballë gazetares Marsela Karapanço, Patozi tha se Basha e ka të pamundur rikuperimin dhe rikthimin në politikën aktive.

“Zhdukja politike e Lulzim Bashës, ka vetëm një shpjegim. Po lëpin plagët sa i ka të mëdha dhe e ka të pamundur rikuperimin dhe rikthimin në politikën aktive. Ai ka dështuar mjaft për të mos u rikthyer më. Çdo ëndërr e tij për të përfituar nga ndonjë rrethanë që mund të krijohet është thjesht iluzion. Lulzim Basha është kartë e djegur politike dhe po menaxhon humbjen e tij, dështimin e tij duke u fshehur pas disa takimeve që nuk thonë asgjë, as për PD dhe për bazën e partisë dhe për më tepër se sa kaq.”, tha Patozi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *