Pasojat e tërmetit, shkon mbi 23 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Në Turqi dhe Siri vijon të rritet numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrues të ditës së hënë.

Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet bëhet e ditur se numri i viktimave ka shkuar në 23,831.

Në Turqi numri i të vdekurve raportohet 20,318, kurse në Siri 3,513. Që nga e hëna ekipet e kërkim-shpëtimit nga shume vende të botës vijojnë punën për të nxjerrë njerëzit e mbetur poshtë rrënojave.

Referuar numrit të viktimave, tërmeti i 6 shkurtit po listohet si një nga 10 tërmetet më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit.

Si shumë vende të tjera, Shqipëria dhe Kosova kanë dërguar ekipet e tyre në Turqi për të dhënë kontribut në këtë tragjedi të madhe që ka prekur kombin turk dhe sirian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *