Pas vizitës në Ukrainë, Rama dhe Abazoviç takohen me Zelensky-n (Video)

Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas ftesës që i bëri ky i fundit.

Rama dhe Abazoviç janë nisur ditën e djeshme në drejtim të Ukrainës, ku dhe më herët gjatë ditës ata ishin në rajonet e “gjunjëzuara” nga bonbardimet ruse, Borodyanka dhe Irpin, ku thuajse çdo gjë është shkatërruar nga lufta.

Rama ka ndarë foto nga vizita e tij, të cilat janë të trishta e mbi to ka vendosur ikonën e një zemre të thyer. Në një nga fotot shihet dhe shënimi që ai ka lënë për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga agresioni rus, ku shpreson që bota t’i japë fund kësaj lufte dhe Ukraina të dalë jashtë kësaj situate të vështirë e rilindur.

Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Po ashtu me kryeministrin shqiptar ndodhen edhe gazetarët Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.

Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme për shkak se elementët e sigurisë: ushtria dhe policia janë të ngarkuara me situatën e krijuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *