Pas vetos bullgare, reagon Zaev: Përfunduam me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas vetos bullgare për pengimin e hapjes së negociatave për Maqedoninë, dhe Shqipërinë. Zaev shkruan se Maqedonia ka përfunduar me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda europiane.

“Maqedonia e Veriut përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Jemi të nderuar që po e udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë së Veriut si funksionim i demokracisë shumë-etnike. Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë me një kontribut të fortë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat”, shkruan Zaev.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *