Pas hekurave për blerje votash/ Fredi Beleri mesazh nga burgu mbështetësve

Kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë nga qelia. Në një postim në faqen e tij zyrtare në’ Facebook’ Beleri iu bën thirrje himariotëve dhe jo vetëm që ta mbështesin në zgjedhjet e 14 majit. Mes të tjerash ai shpreh falënderime për mbështetjen ndaj tij, duke theksuar se ka nevojë për të gjithë.

“Momenti është tani!! Ju dua të gjithëve në krah!! Asnjë të mos mungoj në zgjedhjet e 14 Majit!!

Të gjithë jemi NJË dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen, për dashurinë dhe ndihmën tuaj!!

Të gjithë bashkë për ndryshimin!! Për të ardhmen e vendit tonë!!” – shkruan në mesazhin e tij Beleri.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, u arrestua pak pas mesnate të premten, nën akuzën për blerje votash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *