Pas 7 vitesh, aktorja shpallet e pafajshme për incidentin në pistën e skive

Juria e Utah vendosi të shpallë të pafajshme aktoren e njohur Gwyneth Paltrow, duke e cilësuar atë jo fajtore për dëmtimet që i shkaktoi një mjeku në pension gjatë përplasjes në pistën e skive në një resort në Park City, në vitin 2016.

Mjeku Terry Sanderson pësoi lëndime të shumta nga përplasja, si dëmtim të shikimit për vite por edhe 4 brinjë të thyera e dëmtim traumatik të trurit.

Në përfundim të gjyqit, nga ku aktorja fitoi vetëm, 1 dollar, në shenjë simbolike sipas saj, pasi kaq do të mjaftonte për të pastruar jo vetëm ndërgjegjen nga incidenti i 7 viteve më parë, por edhe për të pastruar imazhin e saj publik, Paltrow iu afrua mjekut në sallën e gjyqit, për t’i përshpëritur diçka në konfidencë dhe ai dëgjohet në fund të thotë: “Faleminderit”.

Gjyqi i aktores ishte publik, pasi u transmetua deri në fund live në televizionet amerikane, me dëshirën e kësaj të fundit.

Sanderson kishte kërkuar dëmshpërblim prej 300,000 dollarë (246,000 £) në padinë civile, ndërsa Paltrow, paraqiti një kundërpadi, në të cilën ajo kërkonte pagesën e tarifave ligjore dhe dëmshpërblimin prej 1 milion dollarësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *