Pas 55 vitesh akoma në fushë! Habit futbollisti japonez: Do të luaj deri 60-vjeç

Kazuyoshi Miura, futbollisti profesionist më i vjetër në botë do të vazhdojë të luajë edhe për një vit pas nënshkrimit për një klub të ri. Miura mbush 55 vjeç në shkurt, por po provon se mosha është në të vërtetë vetëm një numër pasi nënshkroi një marrëveshje me Suzuka Point Getters, të cilët menaxhohen nga vëllai i tij më i madh Yasutoshi.

‘King Kazu’ i është bashkuar klubit në një marrëveshje huazimi nga Yokohama FC. Por përballja e tij shumë e shkurtër kundër Urawa Reds në mars, në moshën 54 vjeç e 12 ditë, e pa atë të shkruante më tej historinë si lojtari më i vjetër aktiv.


Miura bëri debutimin e tij në vitin 1986, kur Lionel Richie ishte në vendin e parë në top listë dhe ka pasur një karrierë të dekoruar që përfshin pesë dekada. I lindur në vitin 1967, ai është tre vjet më i madh se Paris Saint-Germain dhe në të njëjtën moshë si Jurgen Klopp. Miura shënoi 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë.

Një nga sezonet e tij më të gjata erdhi kur ai luajti me Vissel Kobe nga 2001 deri në 2005, duke bërë 127 paraqitje dhe duke shënuar 29 gola. Sulmuesi gjithashtu përfaqësoi Santos, Genoa, Dinamo Zagreb, Sydney FC, Palmeiras, XV de Jaú dhe Coritiba dhe është lojtari i vetëm nga loja FIFA 96 që vazhdon të luajë. Lëvizja e fundit do të bëjë që Miura të luajë sezonin e tij të 37-të dhe thuhet se ai planifikon të luajë deri në moshën 60-vjeçare.

Image: PA

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *