Pas 5 muajsh kaos, sot normalitet në Kuvend! Pritet të votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Për herë të parë pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë këtë javë do t’i kthehet normalitetit. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Pas dakordësisë, në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit. Afati për komisionet hetimore do ketë 4 muaj.

Në rendin e ditës janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike apo ndryshimet në ligjin e Gardës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *