Partia Lëvizja e Legalitetit kërkoi numërim të kutisë së pavlefshme, ja vendimi i KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e Partisë Lëvizja e legalitetit e cila ka kërkoi rrëzimin e vendimit të KZAZ Dibër rezultatin për këshillin bashkiak në këtë bashki për shkak se një kuti votimi, ajo e qendrës së votimit me numër 1100, nuk është pasqyruar në rezultat.

Sipas KZAZ kutia kishte problematikë pasi ishte dëmtuar njëra prej vulave dhe është konsideruar e pavlefshme. PLL kërkoi numërimin e kësaj kutie dhe pasqyrimin e rezultatit të saj në tabelën përmbledhëse.

KAS pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe lënien në fuqi të KZAZ së Bashkisë Dibër.

Kundër vendimit të KAS PLL ka të drejtë të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *