Partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare, do të zgjidhet Komiteti Drejtues Kombëtar

Partia e Lirisë dotë mbajë gjatë ditës së sotme Konventën Kombëtare, ku do të zgjidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, i kësaj force.

Partia e Lirisë do të miratojë sot disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si edhe do të zgjedhë forumet e reja drejtuese.

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë dje në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë.

Kujtojmë se më 25 korrik të kësaj vere, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi Konventën e fundit Kombëtare, ku miratoi ndryshimin e mërit të partisë në LSI në PL, Partia e Lirisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *