Parlamenti çek miraton mocionin, shpall Rusinë vend terrorist

Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”.

Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë.

Mediat e huaja raportojnë se 129 deputetë nga 156 të pranishëm në parlamentin me 200 vende miratuan mocionin, që do të thotë se disa dhjetëra deputetë të opozitës ka të ngjarë të kenë votuar me qeverinë.

Mocioni u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD. Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe ishte ndër të parat që dërgoi armë të rënda përfshirë tanke për forcat e armatosura ukrainase.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *