Parcelë me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, tre persona të arrestuar

Një parcel me kanabis është zbuluar së fundmi në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona dhe janë vënë nën hetim 4 të tjerë mes të cilëve komandati i repartit zv. komandati i tokës

Policia informon se në fshatin Zall Herr gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, poërkatësisht një shtetas 52 vjeç me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, 25 vjeçari me detyrë Specialist për Zbulimin dhe një 45 vjeçar, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, si një 41 vjeçar me detyrë Specialist Infrasktrukture; 52 vjeçari, me detyrë Zv/Komandant togem, është proceduar penalisht edhe magazinieri dhe komandanti i Repartit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *