Paralajmëron ISHP: Varianti i ri BA.2 pritet të mbërrijë në Shqipëri, prek stomakun

Një varjan tjetër është paralajmëruar nga epidemiologu, Artan Simaku.

“Varianti BA2 është një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë”, tha ai për mediat.

Sakaq, përveç se ka transmetushmëri më të lartë, ku variant në dalim me municionin Omicron, do të shfaqë edhe simptoma të tjera si stomaku.

“Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”, shton epidemiologu.

Ndërkohë vetëm disa ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani disa mostra të dyshuara si të infektuara nga varianti BA2. Brenda kësaj jave pritet edhe përgjigjja për të konfirmuar nëse në territorin e vendit po qarkullon ky mutacion i ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *