Paralajmëron “frikshëm” analisti i njohur: Amerika ka sjellë dosje për Bashën

Analisti Lorenc Vangjeli ka pohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë një dosje për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë, fati i kësaj dosje ende nuk është bërë i ditur sepse rasti nuk është bërë ende publik, sipas analistit.

“Ka ardhur një dosje tjetër nga Amerika për pasardhësin e Berishës, Lulzim Bashën. Nuk dihet fati i saj. Nuk mund të them detaje tjera sepse nuk e kam çelësin e sirtarit ku është dosja”, tha Vangjeli.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” në maj të vitit 2021, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *