‘Pakoja e Madhe’/ Rama: 8 mijë Lekë për çdo pensionist dhe person me aftësi të kufizuar

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot, me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook” detajet e paketës të fundvitit. Ai e quajti “Pakoja e Madhe” ndihmën ekonomike që qeveria do t’u ofrojë 1 milion qyetarëve.

“695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën” – shkroi Rama.

Ndërkohë po Rama thotë se të njëjtën shifër, pra 8 mijë lekë, do ta përfitojë çdo person me aftësi të kufizuar. Kjo ndihmë sipas Ramës, do të lehtësojë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit. Kreu i qeverisë bën me dije se edhe përgjatë vitit 2023 do të vijojë subvencionimi masiv i energjisë. Kryeministri ka treguar se paketa do të shpërndahet në ditët e para të janarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *