Paketa e re anti-krizë, qeveria do shpërndajë 120 milionë dollarë

Ndërsa Qeveria përmend prej disa muajsh Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës, për herë të parë është zbardhur edhe shuma që Qeveria do të përdorë për këtë qëllim. Scan Televizion ka zbardhur ndryshimet më të fundit buxhetore të ndërmarra përmes Aktit Normativ të Qeverisë të miratuara më 29 korrik.

Aty Qeveria përckaton shumën 12.1 miliardë lekë, afërisht 120 milionë dollarë fond kontigjencë për Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës. Njëherësh Qeveria ka rritur edhe 3.3 miliardë lekë, rreth 33 milionë dollarë, fondin rezervë, i cili në Buxhetin fillestar të këtij viti ishte 2.9 miliardë lekë. Shuma prej 120 milionë dollarësh duket se nuk do t’i shkatkojë shumë dhimbje Qeverisë. Kjo për shkak të nivelit të shkëlqyer të të ardhurave që po përjeton buxheti i shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve. Me ritmet e deri tanishme, Qeveria pret që deri në fund të vitit të mbledhë një total të ardhurash prej 576 miliardë lekësh, rreth 40 miliardë, ore rreth 400 milionë dollarë më shumë se cckishte parashikuar në fillim të vitit, kur priste të mblidhte në total 536 miliardë lekë. Situatë e shkëlqyer të ardhurash e cila i ka dhënë luksin Qeverisë të marrë edhe më pak borxh përgajtë pjesës së mbetur të këtij viti.

Ndërsa në Buxhetin fillestar të vitit 2022, deificiti buxhetor parashikohej në vlerën 100 miliardë lekë, për shkak të ardhurave të rishikuara ai është ulur në masën 83 miliardë lekë në Aktin Normativ të korrikut. Shkak për të cilin qeveria do të ulë ndjeshëm huamarrjen përgjatë muajve të mbetur të vitit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *