Opozita kërkon shfuqizimin e bordeve, Ibrahimaj: Kjo ndikon nga ecuria e krizës

Deputetët e opozitës kanë kërkuar shfuqizim të Bordeve të Transparencës në komisionin e ekonomisë ku po diskutohej projektbuxheti për vitin 2023.

Gjatë fjalës së saj në Komision, ministrja e financave Delina Ibrahimaj theksoi se bordet do vazhdojnë të funksionojnë. Ibrahimaj pranoi se ka pasur kritika nga institucionet ndërkombëtare por tha se bordet po mbajnë nën kontroll çmimin e karburanteve.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar na ka këshilluar të bëjmë kujdes me bordet pasi jo për shkak të efekteve që ato kanë në çmim po për shkak të efekteve që kanë në industritë ku përdoren. Nuk kemi për qëllim të qëndrojmë në borde pafundësisht por, kemi për qëllim të kontrollojmë marzhet e fitimit të këtyre kompanive. Sesa kohë do të vijojmë të kemi bordet kjo do të ndikojë nga ecuria e krizës”, tha Ibrahimaj.

Kjo ka shkaktuar debate të forta në komision. Sipas deputetëve të opozitës bordet po funksionojnë vetëm për të rritur të ardhurat në buxhet.

Kujtojmë se Bordi i Transparencës u krijua pas një rritje të fortë çmimit të karburanteve në mars të vitit 2022 pas nisjes së konfliktit Rusi -Ukrainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *