Oops, Elon Musk dështon sërish/ Shpërthen pak pas nisjes anija e tij kozmike

Raketa eksperimentale Space X ka shpërthyer në fund të një fluturimi test, e nuk dihet ende me saktësi se çfarë e shkaktoi shpërthimin. CEO i Space X, Elon Musk, ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale, duke thënë se të paktën krateri ishte në vendin e duhur. Të tre lëshimet e mëparshme të prototipave të SpaceX për këtë model të rrëzimit të raketave ranë ose shpërthyen menjëherë pas uljes.

Inxhinieri i SpaceX, John Insprucker, i cili organizoi një transmetim në internet të nisjes së provës, tha se raketa, e njohur si SN11, kishte një ngritje normale dhe se të gjitha dukeshin se ishin mirë përpara se kamerat në bord të humbnin sinjalin dhe automjeti u përfshi nga mjegulla disa momente para se të ulej.

Insprucker tha se kompania do të ndajë njoftime të reja në mediat sociale sapo inxhinierët e SpaceX të jenë në gjendje të shikojnë vendin e uljes. Zona që rrethon automjetin duhet të pastrohet para ngritjes për arsye sigurie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *