Olta habit me emrin e banores që e mendon fituese të “BBV2”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania’ janë në qendër të vëmendjes. Banorët e ‘BBV2’ po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme banorët që janë në nominim kanë pasur një konferencë për shtyp. Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj janë vendosur përballë pyetjeve të banorëve të tjerë. Një nga pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo e bërë nga Qetsori, i cili tha: “Cilin banor e shihni si fitues të Big Brother VIP2?”. Olta si gjithmonë habiti me përgjigjen e saj.

“Unë do të doja që ta fitonte Kiara. E shoh shumë favorite për ta fituar. Unë e shoh si njeri që mund ta fitojë…”,- shprehet Olta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *