Ekzekutimi i Pëllumb Islamit në Athinë: vrasje aksidentale apo atentat? Hetimet zbuluan…

Kanë marrë “kthesë” hetimet për ekzekutimin e Pëllumb Islamit në lokalin në Athinë. Fillimisht u raportua se ai u vra aksidentalisht pas një sherri mes dy grupeve rivale në lokalin e natës.

Por, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se autori i vrasjes, 34-vjeçari Elis Salaj nga Fieri pretendonte se vëllai i viktimës i kishte bërë atentat disa muaj më parë.

34-vjeçari rezulton bashkëpronar i një klubi të njohur nate në rrugën “Liosion” në Athinë.

Në dhjetor 2022, atij iu është bërë një atentat i dështuar jashtë biznesit. Në momentin që ka tentuar ta qëllojë, autorit iu është bllokuar arma dhe është larguar nga vendngjarja.

Elis Salaj, i cili dyshohet se është kreu i një grupi kriminal në Athinë, dyshonte se autor i atentatit ishte vëllai i Pëllumb Islamit.

Këta dy të fundit ndodheshin në lokalin “Nea Ionia” mbrëmjen e 21 shkurtit dhe vëllai i viktimës ka debatuar me grupin e Elis Salaj.

Më pas, ata kanë dalë jashtë lokalit ku ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë 40-vjeçari nga Rusani i Delvinës, i cili sipas hetuesve është qëlluar për vdekje nga Elis Salaj.

Pas zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, prokuroria greke ka firmosur 8 urdhër arreste për vrasjen e Pëllumb Islami./Panorama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *