Ogerta Manastirliu thirret në SPAK!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u thirr dje në SPAK për të dëshmuar lidhur me aferën e “sterilizimit”.

Manastirliu, e cila ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë, u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët si person që ka dijeni lidhur me rrethanat për çështjen e koncesionit të sterilizimit, gjatë kohës që ka qenë drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare (QSUT).

Koncesioni i sterilizimit tejkalon 100 milionë eurot në 10 vite. Për këtë aferë janë aktualisht në burg ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj si dhe shoku i tij, biznesmeni Ilir Rrapaj. Po ashtu po hetohet edhe roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili aktualisht është me masën “detyrim paraqitje”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *