Ofertat nga Katari për Manchester United

Ora 22:00 e mbrëmjes së sotme është edhe afati përfundimtar për ofertat e blerjes së Manchester United .Tifoz që në fëmijëri Sir Jim Ratcliffe, një nga miliarderët anglezë mbetet ofertuesi i vetëm i konfirmuar për të blerë klubin e “Djajve të kuq”.

Në media u raportua edhe interesimi i Autoritetit të Investimeve të Katarit, që është fondi sovran i pasurisë së këtij shteti me asete të vlerësuara në më shumë se 400 miliardë Euro.

Katar Sports Investment, i Autoritetit të Investimeve, drejton Paris Saint-Germain. Por a do të jenë të njëjtët persona në krye edhe të Manchester United? Nga ana tjetër, britaniku Ratcliffe i cili zotëron klubin francez Nice, gjithashtu do të ngrejë pyetje të ngjashme për shkak të përfshirjes së tij në klubin francez. Rregulloret e UEFA-s ndalojnë individët ose personat juridikë që të kenë kontroll ose ndikim mbi më shumë se një klub që merr pjesë në një kompeticion klubesh të UEFA-s.

Ekziston edhe mundësia e interesimit për United nga Arabia Saudite madje me mbështetje të fortë nga qeveria e këtij vendi.

Nga SHBA ka disa investitorë të fuqishëm, një prej të cilëve është edhe Elon Musk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *