Numërimi i votave/ PS-ja i ruan bastjonet e saj në Qarkun e Elbasanit. Fiton në Gramsh dhe Librazhd, por PD-ja ka dyfishuar votat  

Partia Socialiste ka ruajtur epërsinë e saj në ato që njihen si bastjonet e saj historike në qarkun e Elbasanit, që janë deri tani rrethet Librazhd dhe Gramsh.

Sipas informacioneve, ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit.

Edhe këtu ka fituar Partia Socialiste, ku nga numërimi i votave në 51 KZAZ-të e Gramshit, ka rezultuar se PS ka marrë 8117 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 3983 vota.

LSI ka marre 796 vota, duke pësuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur mori 3293 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka mundur të kalojë dyfishimin e votave të vitit 2017.

Partia Socialiste ka mundur të ruajë rezultatin e 2017-ës, ndonëse në atë kohë ishte në koalicion me PDIU, ku kjo e fundit mori 1708 vota.

Po ashtu, ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Librazhd. Partia Socialiste ka marrë 9952 vota, Partia Demokratike ka marrë 5181 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 790 vota.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *