Nuk ka ende një marrëveshje, drejtuesit e BE sërish takime të ndarta me Kurtin e Vuçiç

Pas takimit trepalësh mes përfaqësusve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiç.

Siç mësojnë mediat janë duke u mbajtur takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës transmeton.

Gjatë ditës Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell dhe Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak kanë pritur kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në një takim tre palësh.

Dy liderët janë parë duke u futur në dhomën e takimeve pa shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *