‘Nuk jemi në bunkerin e komunizmit’/ Rama për emigracionin: Shqiptarët ikin se duan vetë, mundësi të tjera ka plot

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja ka prekur çështjen e emigrimit të shqiptarëve.

Rama tha se qytetarët marrin vendimin vetë nesë qëndrojnë në vend ose jo, si dhe qeveria nuk mund t’i mbajë me zor.

Sakaq theksoi se nëse tropojanët do të duan të investojë do ishte mundësi e mirë, pasi Tropoja ka plotë mundësi për turizëm.

“Më bëri përshtypje një artikull i një gazetareje britanike, për këtë debat. ajo thoshte; vetëm në vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët thoshte- po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Po bëjnë atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sa sot, e kemi bërë shumë më tepër se sa ata në një kohë tjetër. Sot e bëjnë dhe njerëz të këtij vendi, Britanisë, që jetojnë në zona të vështira dhe që vijnë në Londër. E solla këtu për të thënë se është e pamundur dhe nuk është e drejtë që t’i thuhet njerëzve; rrini këtu, mos ikni, sepse këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre, të marrim vendime e tyre, dhe s’jemi në bunkerin e komunizmit që s’na linte të hapnim dritaren e jo më të hidheshim nga dritarja. Nëse në qytet mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme. Pse? Për një arsye të thjeshtë. Nëse në Tropojë vijnë sot, siç janë regjistruar rreth 150 mijë turistë që kalojnë dhe në pika të tjera, atëherë do të thotë se ka një treg për këdo që jeton në fshat. Cili është tregu? Me shtëpinë e vjetër të gjyshit, dhe stërgjyqit, në tokën rreth e rrotull, ke mundësi që ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *