‘Nuk është person zyrtar’/ Prokurori për dhunën e të moshuarës në Azil: Infermierja dënohet vetëm me 3 vite burg

Pamje të rënda dhe të trishta u publikuan dje nga Shtëpia e të Moshuarve në Kosovë, ku infermierja dhunonte  brutalisht të moshuarën.

Në video së bashku me të renë edhe 3 vajza të tjera, ku njëra prej tyre është ajo që filmon gjithë ngjarjen e rëndë. Ky lajm ka nxitur reagime të shumta si në Kosovë por dhe në vendin tonë, çka bëri të mundur dhe arrestimin e dhunueses. Lidhur me ngjarjen prokurori i Pejës, Dorjan Juniku pohon se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën,  sipas kodit penal rrezikon dënimin me burg deri në 3  vjet.

“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktima të ndjeshme siç është rasti në fjalë maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.

Ai sqaroi  se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shpjegoi prokurori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *