Nuk është çantë për të bërë pazar, kjo markë kushton një ‘mal’ me para

Marka Balenciaga i ka habitur të gjithë, teksa ka hedhur në treg një çantë plazhi me çmim 1,590 euro. Çanta është një çantë plazhi e madhe e lëkurës së viçit me printime blu, të bardhë dhe të kuqe që ka doreza si dhe rripa shpatullash të lëvizshëm.

Logoja e Balenciaga është e stampuar në pjesën e përparme, dhe çanta ka një xhep brenda me një zinxhir dhe një xhep tjetër. Ajo është bërë prej pëlhure pambuku, dhe prodhuesi këshillon që ta pastroni me një leckë të butë.

Pas hedhjes së saj në treg ishin komentuesit ata që e krahasuan atë me trastat që mbahen në treg ose supermarket.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *