“Nuk e pranojnë, kur vjen puna te Shqipëria…”, Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga amnistia

Në një konferencë për mediat  Rama  pohoi sot  se qeveria do të çojë përpara projektligjin për amnistinë fiskale, ndonëse ka pasur qëndrime kundër nga organizatat ndërkombëtare.

“Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaquar kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se amnistia është kushtetuese.

Amnistia është kushtetuese kur  e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqipëria, nuk e pranojnë. Po t’i kthehemi historisë ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera dhe pasi u larguan ata”, pohoi kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *