Nuk deklaroi paratë në kufi, procedohet 30-vjeçari malazez

Një 30-vjeçar nga Malazia, është proceduar penlalisht ditën e sotme nga policia pasi nuk ka deklaruar paratë në kufi.

Blutë bëjnë me dije se është proceduar shtetasi A.T, pasi gjatë kontrollit fizik në Rinas, iu gjetën 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez që nuk deklaroi 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *