Noka: Ne përjashtohemi për një mbajtës telefoni ,kur ishin në opozitë vinin në Parlament me bilbila dhe mikrofona

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe demokrati Belind Këlliçi, në një deklaratë para Kryesisë së Kuvendit folën për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Parlamenti dhe protestën e nesërme.

Deklarata vjen pas seancës në Komisionin e Etikës dhe Votimit, ku Noka u përjashtua nga Parlamenti për 10 ditë, ndërsa Këlliçi me 5 ditë.

“Mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak deputetë të opozitës dhe duke i bërë qejf McGonigal, po i bëjnë dëm opozitës. Të jenë të sigurt se as Nikolla, McGonigal nuk do na i mbyllë gojën. Pa fjalën e lirë një Parlament nuk mund të funksionojë. Vërtet Rama e ka kthyer në regjim monist, por ne kemi për detyrë për ta ndryshuar. Asnjë rregullore nuk është thyer nga asnjë deputet. Vinin me bubuzhela dhe bilbila, protestonin, sërish respektoheshin pasi opozita është pasuri kombëtare. Kur ishin në opozitë vetë, vinin me mikrofona dhe nuk është marrë asnjë masë, përkundrazi kanë folur. Këtu po shihni vetëm monizmin”, tha Noka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *