Një tjetër çift jashtë “Për’puthen”, Arsimi dhe Ana Lleshi nisin një romancë të re

Duket se historitë e dashurisë në “Për’puthen” nuk po kurorëzohen brenda emisionit, por jashtë saj. Shumë surpriza kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, e ndërsa disa konkurrentë kanë zgjedhur që për arsye të ndryshme të largohen. Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” iu bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili prej vitesh jeton e punon në Zvicër. Ai zbuloi gjatë prezantimit të tij se është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Teksa dukej se çdo gjë po shkonte mirë, ai mori vendimin për të lënë emisionin. Arsyeja ishte djali i tij.

Arsimi tha se kishte marrë vendimin për tu larguar, për arsye private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij. Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimi i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory.

Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë. Por duket se kjo unazë është tejet speciale, pasi ia ka dhuruar një vajzë me të cilën ai ka nisur një romancë.

Burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se vajza e cila i ka dhuruar unazën Arsimit është Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Për’puthen”. Këto zëra i ka konfirmuar gjithashtu për “Iconstyle.al” opinionisti i emisionit, Meridian Ramçaj, i cili së fundmi ka zbuluar dhe të vërtetat e tij për prapaskenat e “Për’puthen”.

Madje, fotoja e fundit e Meridianit me Arsimin në llogarinë e tij në Instagram, është shkrepur nga Ana. Më herët dolën zërat në mediat rozë se Ana ishte pushuar nga puna, e ndërsa nuk diheshin arsyet. Siç duket, kjo lëvizje ka qënë jo pak pa arsye.

Pushimi i Anës nga puna si pjesë e stafit të “Për’puthen”, ka ardhur pas largimit nga emisioni të partnerit të saj të ri. Ata kanë vendosur që ta jetojnë prapa kamerave historinë e tyre të dashurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *