Një shqiptar në krye të qeverisë të Malit të Zi, vjen urimi i parë nga Serbia

Dritan Abazoviç është zgjedhur si kryeministri i Malit të Zi. Nga Serbia ka ardhur edhe reagimi i parë nga kryeministrja Ana Brnabic e cila ka uruar homologun e saj malazez. Kryeminitrja me anë të një postimi në Twitter shkruan se është e bindur që do të jetë një komunikim dhe bashkëpunim i shkëlqyer me të.
Ndër të tjera shkruan se është e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm

Gjithashtu Kryeministri i ri Abazoviç theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat bartin pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian , zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *