“Një burrë shan një grua kur ajo nuk ia jep”, këngëtarja reagon ashpër: Stop dhunës ndaj femrave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, me anë të një videoje në rrjetet sociale ka reaguar kundër denigrimit të femrave. Ajo ka marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri, duke nisur nga konkurrenti i ‘Përputhen’, Elvis Lushi, i cili në rrjete sociale i drejtoi litarin vajzave që bëjnë “ç’të duan dhe ua hedhin fajin ‘ngacmuesve seksualë’”, si dhe nga ai i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte zgjedhur një mënyrë “seksiste” për të prezantuar në publik disa figura të PD-së, e sidomos atë të Grida Dumës.

“Gjatë jetës tonë ne mësojmë se kur një burrë shan një grua, kjo ndodh jo vetëm se kjo grua nuk ia ka dhënë, por as nuk ia ka treguar,”- tha këngëtarja në video.

Krahas saj, moderatorja shkroi:

“Marrë shkak nga ajo që dëgjova mbrëmë në një emsion televiziv, më lindi natyrshëm ky mesazh. Sa e turpshme mbrëmë t’i lihet mikrofoni në dorë disa “burrave” që nuk duhet t’i dëgjohet zëri. STOP dhunës në të gjitha format ndaj grave dhe vajzave. Edhe asaj psikologjike.
Duke filluar nga lidera shqiptarë e deri te djemtë që zënë karrige emisionesh jo për të gjetur dashurinë (se një djalë i ri e gjen dhe jashtë studios atë), por për disa klikime më shumë! Jam dakord që janë të rinj dhe le të argëtohen por kujdes: Kujdes kur hapni gojë! Mendohuni që nëna juaj nuk do jetë krenare kur ju dëgjon duke fyer një grua.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *