Një 30-vjeçar shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30-vjeçar”, deklaroi Ahmeti.

Policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.

Po ashtu po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *