Nis transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në mbyllje të procesit të votimit, se sapo të transportohen kutitë e votimit nëpër qendrat e numërimit, do të nisë procesi i numërimit të votave.

Tashmë në të gjitha qarqet e vendit ka nisur transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Siç thekson KQZ, rezultati i partive apo koalicioneve mund të dalë brenda 48 orëve, për të vijuar më tej me rezultatin për kandidatët për deputetë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *