Nikolla takim me ambasadorin e OSBE: 25 vjet bashkëpunim i shkëlqyer

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mori pjesë në një takim mbrëmjen e djeshme i organizuar nga kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Vincenzo Del Monaco. Ky takim u zhvillua me rastin e 25-vjetorit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe përfundimit të misionit të tij në Tiranë.

Me anë të një njoftimi në rrjete socile, Nikolla ka vlerësuar kontributin e OSBE në 25 vite në Shqipëri si dhe ka falënderuar ambasadorin për ngritjen në një stad të ri të bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së.

“25 vjet marrëdhënie e bashkëpunim i shkëlqyer OSBE-Shqipëri. I pasqyruar në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe reformat e rëndësishme të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evroatlantik të Shqipërisë. Një përvojë e suksesshme në Presidencen shqiptare të Organizatës gjatë vitit të vështirë 2020. Perspektiva të reja bashkëpunimi për konsolidimin e demokracisë dhe mbrojtjen e paqes e të sigurisë në botë. Kuvendi i Shqipërisë, partneritet të sukseshëm me OSBE-në për rritjen e eficencës legjislative dhe transparencës parlamentare”, shkruan Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *