Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, shefi i zjarrëfikëses zbulon shkakun e djegies së banesës

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dropull të Gjirokastrës, në fshatin Hllomo. Një zjarr përfshiu një banesë ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortësh të moshuar. Viktimat ishin Irakli dhe Fotini Panajoti.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shefi i zjarrfikëses, Alqi Kosta. Ai thotë se shkak ishte bërë bombola e gazit.

Ndër të tjera ai tha se viktimat ishin përpjekur të dilnin jashtë shtëpisë por për fat të keq nuk kanë mundur, ku si pasojë trupat e tyre u gjetën te dera të karbonizuar.

Fshati Hllomo ndodhet rreth 3 orë larg nga Gjirokastra dhe infrastruktura rrugore është tejet e vështirë dhe amortizuar. Zjarrfikësja ka shkuar me vonesë dhe për këtë arsye shtëpia u shkrumbua e gjitha. Fshati banohet nga një numër fare i vogël banorësh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *