Nga vjedhja e targave te plagosjet; 5 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 5 shtetas dhe ka proceduar penalisht një tjetër. Ata akuzohen për vepra penale të ndryshme si: plagosje me mjete prerëse, vjedhje targash apo thyerje e masës së sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta,  shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– K. Sh., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qerazim Qirjazi”, kanë hedhur në tokë, një mjet prerës thikë, kur kanë parë shërbimet e Policisë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Paskuqan, ka goditur me mjet prerës, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. T., 32 vjeç, dhe A. H., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë vjedhur targat e një automjeti, si dhe janë larguar pa kryer pagesën pas furnizimit të automjetit, në një pikë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *