Nga “vëllezër në armiq”/ Si nisi e gjithë lufta Gylen-Erdogan?

Fetullah Gylen dhe Rexhep Tajip Erdogan, dikur ishin të afërt, madje e ndihmuan njëri-tjetrin të zinin pozita të lartë institucionale, mirëpo tash e disa vjet ata po vazhdojnë në sytë e botës një luftë e cila duket se nuk do të ndalet.

Në fakt dallimet mes tyre kanë qenë shumë të mëdha qysh nga fillimi. Fetullah Gylen është udhëheqës i një komuniteti të fuqishëm me zotërimin e qindra shkollave, fondacioneve të cilat kanë mundur të kenë kontroll mbi shtetin deri kur ishin në koalicion me Erdoganin. Koalicion ky që nisi në vitin 2002, kur Erdogan u vu në krye të shtetit.

Dallimet Gylen-Erdogan nisën pas disa vitesh, e ato ishin dy lloje: ideologjike dhe politike. Në aspektin politik Gylen e sheh pushtetin si mbrojtës të interesave kombëtare, kurse Erdoganin e cilëson si njeri që shfrytëzon pushtetin për përfitime personale. Kurse Erdogan “gylenistët” i quan si terroristë.

Tensioni politik ndërmjet këtyre dy udhëheqësve ka qenë edhe fetar. AKP-ja, partia e Erdoganit vjen nga tradita “Milli Gorus”, që përkufizon versionin turk të politikës si islam, dhe me pretendime anti-perëndimore dhe me rritje të vlerave islamike, transmeton lajmi.net E kundërta e “Milli Gorus” është fryma e Gylenit. Ai vjen nga një traditë e shkollës islamike Said Nursi që ishte e fokusuar më shumë në besim dhe moral, sesa në politikë.

Politiologu turk, Caner Aver ka paraqitur edhe një dallim ndërmjet Gylenit dhe Erdoganit. Sipas tij, Gyleni ndërton shkolla, e më pak xhamia. E kundërta është e Erdoganit. Gylen përpiqet që ta fusë shkencën në kontestin e islamik. Kurse te presidenti aktual turk, arsimimi luan rol më dytësor.

Por si nisi e gjithë lufta Gylen-Erdogan?

Mosmarrëveshjet e para ndërmjet AKP-së së Erdoganit dhe Lëvizjes së Gylenit ndodhën rreth viteve 2010-2011. Thyerja e parë ndodhi në krizën që njihet si kriza në Organizatën e Inteligjencës Turke.

Në vitin 2012 njeriu më i afërt i Erdoganit ishte ftuar për të dëshmua në lidhje me akuzat për krijimin e një “strukture paralele brenda shtetit”. Këtu nisën edhe problemet për të kulmuar në vitin 2013, me mbylljen e shkollave. Në nëntor 2013 Erdogan kishte vendosur të mbyllte disa shkolla përgatitore. Shumica e të cilave ishin të themeluar dhe administroheshin nga lëvizj e Gylenit. Kjo luftë e cila nisi nga disa raportime të mediave të Gylenit, që Erdogan i cilësonte si direkte kundër qeverisë, kishte vazhduar dhe po vazhdon deri më sot, transmeton lajmi.net

Çdo gjë kulmoi në vitin 2016 kur në Turqi ishte organizuar një grush-shtet. Për një moment u mendua se pushteti i sulltanit Erdogan po shkonte drejt fundit, populli turk doli në rrugë duke u shtrirë edhe mbi autoblinda, dhe arritën ta mbrojnë pushtetin e liderit të tyre.

Për këtë, Erdogani e kishte vetëm një fajtor: Fetullah Gylen. Ai e kishte fajësuar Gylenin për organizimin e këtij puçi. Sipas presidentit turk, Gyleni kishte shfrytëzuar ndikimin e tij nëpër shkolla, polici dhe institucione tjera që ta shkatërronte Erdoganin.

Këto akuza i kishte mohuar vetë Gylen.

Pas gjithë kësaj kohe, Fetullah Gylen vazhdon të jetojë në Amerikë. Edhe pse Erdogan kishte bërë disa kërkesa për ta ekstraduar, një gjë të tillë deri më tani nuk e kanë lejuar institucionet amerikane.

Madje problemet Amerikë-Turqi shumica prej tyre, ishin pikërisht për shkak të mos-realizimit të kërkesave të Erdoganit. E më dorëlirë në kërkesat e presidentit turk u tregua Kosova. Gjashtë shtetas turq në një mënyrë misterioze u arrestuan dhe u ekstraduan për në Turqi brenda një ore. Kjo pasoi me shkarkimin e ministrit të brendshëm turk, Flamur Sefaj, dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. Pas këtyre shkarkimi, Erdogani akuzoi Haradinajn se po i mbron terrroistët. Madje ai po pret që qytetarët e Kosovës t’i kundërvihen kryeministrit i cili kritikoi deportimin e shtetasve turq./fish

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *